Drita ka shkruar historinë në Shkup! Gjilanasit janë bërë skuadra e parë kosovare që siguron kalimin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Kampioni i Kosovës bëri një paraqitje shumë të mirë në “Filipi 2”, duke mundur me lojë e me rezultat ekipin maqedonas, Sileks, përcjellë Gazeta Olle.
Ekipi i Ardian Nuhiut fitoi me rezultat të pastër, 2:0, falë dy golave të realizuar në pjesën e dytë nga Fidan Gërbeshi dhe Ardian Limani.https://www.facebook.com/v8.0/plugins/post.php?app_id=&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Dfdf6ebf6072f34%26domain%3Dgazetaolle.com%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fgazetaolle.com%252Ff2d18a8ef42615%26relation%3Dparent.parent&container_width=825&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgazetaolle1%2Fphotos%2Fa.1320404087970307%2F3618072478203445%2F%3Ftype%3D3%26theater&locale=de_DE&sdk=joey&width=640
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, u prononcua para mediave në konferencën pas ndeshjes.
“Jam shumë i lumtur për fitoren. Normalisht që kisha njohuri për ekipin kundërshtar, por lojtarët ishin ata që e kryen punën”, deklaroi Nuhiu.
“Në pjesën e parë nuk arritëm të dalim në lojën tonë, ndërsa në pjesën e dytë lojtarët e morën veten dhe arritëm rezultatin që deshëm”.
“I uroj futbollistët për angazhimin dhe këtë fitore ua dedikojmë Intelektualëve”, shtoi ai.