Kjo fundjavë mund të shënojë fillimin e kampionatit të Kosovës në futboll.
Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll që ishte paraparë të nis me 12 shtator u shty për shkak të kërkesës së qeverisë, derisa sipas të gjitha gjasave mund të nisë këtë fundjavë.
Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka thënë se nesër me gjasë do të merret vendimi për fillimin e kampionatit.
“Besoj se nesër do të merret vendimi final, kështu i kemi informatat nga Qeveria e Kosovës”, deklaroi Salihu për “Zeri.info”.
Presioni i komitetit sportiv në adresë të institucioneve vendore që të nisin aktivitetet sportive në Kosovë së fundmi është shtuar maksimalisht, pasi Kosova është vendi i vetëm në rajon së bashku me Shqipërinë që vazhdon të mbetet i mbyllur.