Janë të shumta lajmet e merkatos që vijnë nga shtëpia e Inter-it. m
Pasi është ëndërruar Messi për disa ditë, zikaltrit kanë mbyllur me sukses operacionin Vidal, por skuadrës së Conte-s i mungon akoma diçka për t’u konsideruar e kompletuar në të gjitha repartet.
Një nga repartet që do të përforcojë Conte është sulmi. Qëndrimi i Perisic nuk mjafton për t’i dhënë pak frymëmarrje dyshes Lautaro-Lukaku.
Për këtë arsye Marotta po punon për t’i dhuruar Conte-s një sulmues që do të mund ta përdorë kur Lautaro ose Lukaku do të kenë nevojë për një pushim.
Sipas Tuttosport, zikaltrit janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për Llorente-n, ish-lojtari i Conte-s tek Juventus.
Ky operacion do t’i kushtojë rreth 2.5 milionë euro Inter-it, akoma më pak se 5 milionët e kërkuara nga Chelsea për Giroud.