No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Castillejo flet për “dy” trajnerët e Milan-it: Me atë nuk mund të...

Castillejo flet për “dy” trajnerët e Milan-it: Me atë nuk mund të gabosh

Sulmuesi i Milan-it, Samu Castillejo, ka dhënë një intervistë interesante për DAZN. Nga sfidat e ardhshme për Europa League deri te kampionati, duke kaluar nga shokët e skuadrës dhe Zlatan Ibrahimovic mbi të gjithë.

“Trajneri na ka thënë që nga dita e parë se do të përballemi me një ekip të fortë, më të fortin të Irlandës, që luan një futboll të bukur. Do të jetë e vështirë”, ka thënë Castillejo në lidhje me ndeshjen e së enjtes në mbrëmje kundër Shamrock Rovers.

Në lidhje me punën e Pioli-t edhe në nivel personal:

“Pioli? Mbaje mend se pas Cagliari-t, ai ka thënë disa fjalë të bukura, më ka thënë se priste me padurim që të më jepte një mundësi tjetër, që të shikonte se çfarë lojtari isha. Ai qëndron shumë afër lojtarit, edhe kur je me pushime të shkruan, të pyet si je. Lojtari ndihet i mbrojtur nga trajneri”.

Nga një trajner në letër te një trajner në fushë: Zlatan Ibrahimovic.

“Flet shumë, në stërvitje, jashtë, në ndeshje. Ky klub ka shumë rëndësi për Ibrën dhe këtë vit do të na japë shumë, pret me padurim të fitojë edhe në stërvitje”.

“Një kampion i vërtetë. Me atë nuk mund të gabosh. Nëse gabon në stërvitje, ke Ibrën mbrapa. Gabon një lëvizje? Është Ibra. Gabon një krosim? Është Ibra. Është trajneri dhe Ibra. Luan me presionin se je në krah të një kampioni dhe të bën të japësh maksimumin”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments