No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Milani kthehet në Europë pas 21 muajsh, Ibra dhe Tonali “tregojnë muskujt”

Milani kthehet në Europë pas 21 muajsh, Ibra dhe Tonali “tregojnë muskujt”

Është pragu i një fillimi të ri. Nesër, Milani do të niset për në Dublin, të enjten do të jetë në fushë, duke luajtur raundin e dytë kualifikues të “Europa League”. Kuqezinjtë duhet ta tregojnë veten me një petk të ripërtërirë. Pioli do të jetë në stol, për herë të parë që nga fillimi i sezonit, Ibra do të jetë në fushë (dje ai u stërvit me ekipin; edhe ai është një blerje verore). Brahim Diaz do të jetë në gjendje të bëjë debutimin e tij si shok i ekipit të Zlatan; Tonali është përfshirë në listën e federimeve në UEFA për këtë ndeshje. Adhe ai do të fluturojë drejt Irlandës, edhe pse nuk ka gjasa të luajë.
Përfaqësimi ndërkombëtar mbetet lajmi i parë i mire. Milani kthehet në Europë 644 ditë, pas herës së fundit. Ai u mund në Greqi nga Olympiacos dhe u eliminua në grup. Verën e kaluar u përjashtua nga UEFA dhe CAS, si pasojë e shkeljes së rregullave të “Fair Play Financiar”. Nga 13 dhjetori 2018 deri të enjten e 17 shtatorit 2020, kundër Shamrock Rovers janë 21 muaj transformim i gjatë. Ibrahimovic është në etapën e tij të tretë te kuqezinjtë (2010-2012, gjashtë muajt e fundit të sezonit të kaluar, të cilëve iu shtohet kontrata e nënshkruar në verë). Zlatan ka 16 paraqitje europiane me Milanin (të gjitha në Champions), por azhurnohet vazhdimisht.
Dje u kthye në stërvitje me grupin dhe rifitoi vendin në qendër të sulmit, pasi humbi miqësoret kundër Vicenza dhe Brescia për një plagë në këmbën e djathtë. Në moshën 38 vjeç, suedezi do të bëjë debutimin e tij me Milanin në Ligën e Europës. Një kompeticion, që e fitoi me Manchester United më 2017. Ai do të tregojë rrugën, si zakonisht, duke e marrë të gjithë Milanin mbi supe. Tonali është përfshirë në listën e UEFA-s (ashtu si ardhja tjetër e fundit, Tatarusanu), por këto ditë po ndjek një stërvitje të diferencuar, duke qenë se ka bërë pushim për një kohë të gjatë. Nuk ka gjasa që debutimi i tij të ndodhë në Irlandë. Ka shumë të ngjarë ta shohim në “San Siro” për ndeshjen e parë të Serie A, kundër Bologna. Motoja e tij vlen për çdo kuqezi tjetër: “Ne jemi të bashkuar, e duam njëri-tjetrin. Këtu kam gjetur një mjhedis të shkëlqyeshëm. Ne duam të luajmë dhe të ngjitemi sa më lart”.
Brahim Diaz, i cili mbërriti i huazuar nga Real Madridi, është një kandidati serioz për të zëvendësuar Rebic, i pezulluar për tri raunde të Ligës së Europës (d.m.th. deri në fazën e grupeve, padyshim në rast se ekipi i Piolii i tejkalon tri raundet kualifikuese). Me rëndësi është vazhdimësia. Rezultatet duhet të jenë në të njëjtën linjë me fundit e sezonit të kaluar. Për të kaluar në raundin e tretë kualifikues të kësaj gare, në të cilin kundërshtari do të ishte njëri mes norvegjezëve të Bodo Glimt dhe lituanezëve të Zalgiris Vilnius, kërkohet fitorja. E njëjta “shenjë” me të cilën Milani e mbylli epilogun e sezonit të kaluar.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments