No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Mbappe dhe Bale, Real Madridi merr dy lajme të mira

Mbappe dhe Bale, Real Madridi merr dy lajme të mira

“Los Blancos” kryesojnë garën për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappe. Ylli i futbollit francez ka njoftuar PSG se dëshiron të largohet verën e ardhshme. Spanjollja “AS” raporton se Real Madridi është në “pole” për ta bërë të vetin kampionin e botës më 2018. Kjo pritet të jetë dhurata e klubit madrilen për Zinedine Zidane dhe tifozët. Joshja nga fanella e bardhë ka qenë evidente për sulmuesin e shpejtë, sidomos potenciali i mbretërorëve madrilenë për të fituar Ligën e Kampionëve.
Sigurisht, edhe mundësitë financiare luajnë një rol determinues në këtë çështje, e vendosin Real Madridin në epërsi ndaj çdo rivali. Gjithashtu, mediat iberike zbulojnë sot se Gareth Bale dëshiron të largohet nga “Bernabeu”. Manchester United duket se interesohet për uellsianin, i cili ka ndryshuar qëndrim për të ardhmen e tij dhe tani dëshiron të largohet nga Real Madridi, raporton “Cadena SER”. Pra, mes komoditetit të pagës së majme, qoftë edhe duke ngrohur stolin në kryeqytetin spanjoll, dhe të luajturit rregullisht, Bale duket se ka vendosur për këtë të fundit.
Fakti se verën e ardhshme do të luhet Kampionati Europian e shtyn yllin e Uellsit të shkojë në një ekip, ku të luajë rregullisht. Pastaj, Manchester United është një emër që e josh për shumëçka tjetër. Durimi i tij si zëvendësues nën drejtimin e Zinedine Zidane duket se ka sosur përfundimisht. “Djajtë e Kuq” e shikojnë atë si alternativë të Jadon Sancho të Borussia Dortmund, që financiarisht shihet i paarritshëm në kushtet e krizës financiare, shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments