Te infektuar: 14.637 Sheruar: 11.435 Vdekur: 596
Muriqi po i kryen testet mjekësore, shumë shpejt zyrtarisht lojtar i Lazios
FutbollGazeta Express14/09/2020 10:52
Vedat Muriqi është duke i kryer testet mjekësore në qendrën mjekësore të Lazios, para se t’i bashkohet zyrtarisht klubit nga Serie A duke nënshkruar kontratë afatgjate.
Përfaqësuesi i Kosovës Muriqi mbërriti në Romë të dielën në mesditë nga Stambolli, ndërsa sot herët në mëngjes u paraqit në qendrën mjekësore të Lazios për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.
Lexo Edhe:Aston Villa konfirmon interesimin për Rashicën, zbulohet oferta për të
Dhe Lazio njofton se 26-vjeçari është duke i kryer testet në këto çaste.