No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi tregon çfarë do të ndodhë me Challandes nëse Kosova nuk e...

Ademi tregon çfarë do të ndodhë me Challandes nëse Kosova nuk e arrin Evropianin

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi beson që Kosova do të arrijë të kualifikohet në Kampionatin Evropian, por edhe në rast se nuk arrihet një gjë e tillë ai ka thënë se shtabi teknik i Kombëtares dardane në krye me zviceranin Bernard Challandes do ta vazhdojë punën deri në vitin 2022.  

“Kemi vepruar shumë mirë që e kemi vazhduar kontratën me Challndes. Kanë qenë vetëm 10 minuta diskutime. Askund nuk shkruan se kontrata varet nga kualifikimi në Evropian. Ne jemi kombëtare në zhvillim dhe ky trajner ka pasur rezultate. Normalisht se ne e duam kualifikimin por trajneri nuk e ka kusht në kontratë. Gjithsesi, ne të gjithë po punojmë në atë drejtim. Duke e ditur që jemi për herë të parë pjesëmarrës në kualifikimet e Evropianit do të ishte sensacion për të gjithë që ne të kualifikohemi në Evropian, për faktin se shumë kombëtare që kanë shumë vite veprimtari ende nuk e kanë shijuar atë”, ka thënë Ademi në “Arena Sportive” në RTK, transmeton “Futbolli.info”.

Në pyetjen nëse beson ende në kualifikim pas dy ndeshjeve të fundit zhgënjyese, numri një i FFK-së u shpreh: “Unë besoj shumë në kualifikim sepse edhe ekspertët dhe analistët e shohin kualifikimin tonë duke u bazuar në kualitet. Por në futboll nuk është gjithçka e sigurt paraprakisht dhe jo gjithherë fiton më i miri. Në këto ndeshjet me eliminim direkt nuk është e lehtë, por ne kemi krijuar kualitet dhe në bazë të asaj që është analizuar në letër nga ekspertët kemi diçka më tepër se kundërshtarët. Pra, ne jemi favoritë dhe të gjithë na shohin favoritë, mirëpo analiza mund të jetë e mirë dhe e drejtë, por forma momentale në fushën e lojës mund të jetë diçka tjetër. I lutem Zotit që mos të kemi lëndime apo probleme me Covidin gjatë muajve të ardhshëm dhe ma merr mendja se do të jemi në Evropian. Sidoqoftë, edhe nëse nuk do të jemi në Evropian do të vazhdojë rrugëtimi me këtë shtab teknik, edhe pse unë jam optimist se do ta arrijmë suksesin historik”. E nëse ëndrra bëhet realitet, Ademi tregon kujt do t’ia dedikojë këtë sukses: “Nëse kualifikohemi dedikimi do të jetë për legjendën Fadil Vokrri”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments