No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Akuzoi për korrupsion; Messi shmang pezullimin para eliminatoreve të Kupës së Botës

Akuzoi për korrupsion; Messi shmang pezullimin para eliminatoreve të Kupës së Botës

Presidenti Federatës së Futbollit Argjentinas, Claudio Tapia, ka konfirmuar se Lionel Messi nuk do të humbasë asnjë lojë të kombëtares së tij si rezultat i kartonit të kuq të marrë më 2019. 33-vjeçari u dëbua nga fusha në mënyrë të diskutueshme gjatë “play off”-it të “Copa America” kundër Kilit, në korrik të vitit të kaluar. Më pas u pezullua me një ndeshje.

Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut (CONMEBOL) fillimisht deklaroi se Messi do të duhej të mungonte një ndeshje konkurruese, me kapitenin e Argjentinës që u lejua të luante në miqësoret kundër Brazilit dhe Uruguajit, në fund të vitit të kaluar.

Përpara kualifikimeve të Kupës së Botës kundër Ekuadorit dhe Bolivisë, muajin tjetër, megjithatë, Tapia sfidoi me sukses pezullimin e CONMEBOL, duke pretenduar se parashkrimi i ndalimit kishte skaduar. Messit iu dha një karton i kuq pas përplasjes me Gary Medel në minutën e 37-të, me kilianin gjithashtu të përjashtuar për këtë incident. Argjentina e fitoi ndeshjen 2-1 falë golave ​​të Sergio Aguero dhe Paulo Dybala.

Vendimi për ta pezulluar Messin erdhi pas akuzave të tij se gara ishte e manipuluar për të nxjerrë Brazilin fitues. “Nuk ka dyshim, e gjithë çështja është për të nxjerrë fitues Brazilin, – tha ai. – Shpresoj që VAR dhe gjyqtarët të mos luajnë rol në finale dhe Peruja të mund të garojë ndershëm, por më duket e vështirë. Unë nuk doja të isha pjesë e këtij korrupsioni, nuk duhej të ishim pjesë e këtij mosrespektimi që pësuam gjatë “Copa America”.

Ne mund të kishim shkuar më tej, por nuk na lejoi korrupsioni, gjyqtarët dhe të gjithë të tjerët. Unë gjithmonë them të vërtetën dhe jam i sinqertë. Kjo është ajo që më mban të qetë. Nëse ajo që them ka pasoja, ky nuk është meraku im. Unë mendoj se ajo që ndodhi është për shkak të çfarë thashë kundër Brazilit. Ajo që thashë herën e fundit mbase m’u kthye në formë përndjekjeje”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments