No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi: Kampionati i ri fillon më 99% fundjavën tjetër

Ademi: Kampionati i ri fillon më 99% fundjavën tjetër

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në fund të muajit qershor kishte vendosur që sezoni i ri, 2020/2021 në Superligën e Futbollit të fillonte me datën 12 shtator.

Por, në një takim të zhvilluar dy ditë më parë mes krerëve të FFK-së dhe zyrtarëve të IKSHPK-së, u vendos për shtyrjen e fillimit të edicionit të ri për një javë.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një pronocim të dhënë për Insportin, konfirmoi vendimin për rikthimin e Superligës javën e ardhshme, ku theksoi faktin që FFK është në koordinimin të vazhdueshëm me Ministrinë e Sportit dhe atë të Shëndetësisë për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë në futboll, shkruan Insporti.

“Nëse nuk ka ndryshim të situatës me pandemi, atëherë në fundjavën e ardhshme rikthehet Superliga e futbollit në Kosovë. Sezoni i ri i futbollit do të fillojë me 99% në fundjavën e ardhshme” – u shpreh ai.

“Federata është në kontakt të vazhdueshëm me Minstrinë e Sportit dhe atë të Shëndetësisë. Ne i kemi bërë  të gjitha përgatitjet profesionale për fillimin e edicionit të ri” – përfundoi ai.

Gjatë ditës së djeshme u zhvillua takimi mes zyrtarëve të federatës me përfaqësuesit e klubeve të Superligës, ku FFK shprehu gatishmërinë për t’i ndihmuar klubet pas problemeve të mëdha që janë krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Kujtojmë që këtë sezon do të këtë ndryshime në formatin e Superligës, ku gara do të zhvillohet me 10 ekipe me synim që kampionati të shënojë ngritje të kualitetit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments