No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR “U lëndova shumë, qëndrimi i Messit nuk mund të vihet kurrë në...

“U lëndova shumë, qëndrimi i Messit nuk mund të vihet kurrë në dyshim”

“Qëndrimi i Lionel Messit te Barcelona nuk mund të vihet në dyshim, pavarësisht se ai kërkoi largimin së fundi”. Kështu shprehet ish-shoku i skuadrës së yllit argjentinas, Victor Valdes. 33-vjeçari, pasi tronditi botën katalanase, por jo vetëm, me “burofax” e para dy javëve, por të premten e kaluar tha se do të qëndrojë në “Camp Nou”, kundër dëshirës së tij, vetëm për të shmangur një betejë ligjore me klubin, ku militon qysh 13 vjeç.
Ai u kthye në stërvitje në fillim të kësaj jave dhe Valdes, i cili kaloi gati dy dekada me gjigandët katalanas, e mbështet mikun e tij të ngushtë për ta hedhur pas krahëve sagën e madhe të kësaj vere: “Kam vuajtur gjatë kësaj kohe, sepse Leo është kolegu im. Messi ishte me mua kur kaluam në ekipin e parë, kemi pasur gjithmonë një lidhje të fortë. Unë kam vuajtur, sepse qëndrimi i Leo nuk mund të vihet në pikëpyetje, as cilësitë e tij.
Jam lënduar nga komentet, por ne e dimë se kjo ekziston në futboll. Jam shumë i lumtur që Barça mundi ta mbajë atë, shpresoj se mund të na japë shumë momente të tjera të lumtura. Parashikoj një sezon të mirë për të. Ne do të shohim se çfarë është i aftë të bëjë Messi. Është e garantuar se mund të jetë vendimtar në çdo ndeshje, kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments