No menu items!
Ballina KRYESORE Prishtina transferon mbrojtësin e Hajdukut

Prishtina transferon mbrojtësin e Hajdukut

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës U21, qendërmbojtësi i lindur në Krushë dhe ish-anëtari i Lirisë së Prizrenit i transferuar në Hajduk para dy vitësh, Lumbardh Dellova është transferuar tek Prishtina.

Dellova, 21 vjeç, i lindur më 01.01.1999, ka qenë pjesë e rregullt të 18-së së parë së skuadrës së njohur kroate, Hajduk. Me Hajduk II, ka zhvilluar pothuajse të gjitha ndeshjet në Ligën e parë.

“Ardhjen te Prishtina e konsideroj një hap trampoline duke pasur parasysh se në Hajduk nuk kisha minuta aq sa doja unë, megjithëse isha në 18-she në shumicën e ndeshjeve. Por, mua më duhen ndeshje në këmbët e mia, jam futbollist i ri dhe duke besuar shumë se me Prishtinën do të jetë ndihmë e dyanshme, vendosa pa hezitim të jem pjesë e skuadrës. Shpresojmë t’i arrijmë objektivat, nuk jam panjohuri për ekipin, për klubin dhe nuk ka ndryshuar aq shumë prej kohës kur me Lirinë tek trajneri Shkëmbi kisha debutuar bash kundër Prishtinës. Të iu them të drejtën mezi pres të paraqitem, sidomos këtu në “Fadil Vokrri” ku para ca ditësh edhe debutova në stadiumin e renovuar kundër Anglisë U21”, deklaroi Dellova për faqen zyrtare të Prishtinës, raporton Olle.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy gola për katër minuta, mbyllet me spektakël pjesa e parë në sfidën Everton – Tottenham

Pjesa e parë e Everton-Tottenham, ndeshja hapëse e javës së 32-të të Premier Leagues, është mbyllur me rezultatin 1-1.

Presidentja Osmani: Xhudistet tona të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lart e më lart!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë punën e xhudistëve kosovarë në garat ndërkombëtare në veçanti, Distria Krasniqin. Krasniqi, sot fitoi medaljen...

Mundësia e larigimit të Haaland,Dortmund të gatshëm për zëvëndësimin e tij

Ka shumë ankth në shtëpinë e Borussia Dortmund. Erling Braut Haaland, sulmuesi i ri që ka çmendur gjithë Europën, mund të largohet nga klubi verdhezi...

Medalja e dytë për Kosovën, Nora Gjakova fiton të bronztën në Evropian

Nora Gjakova ka vazhduar serinë impresive në kampionatet evropiane. Pasi vjet nuk mori pjesë për shkak të koronavirusit, Nora të premten fitoi medaljen e...

Recent Comments