No menu items!
Ballina KRYESORE Gledi Mici: Me Prishtinën dua titullin

Gledi Mici: Me Prishtinën dua titullin

Gledi Mici, ish-futbollisti i Kamzës (2009-2012), Flamurtarit të Vlorës (2012-2014), Kukësit (2015/16), Skënderbeut (2016-2018) dhe së fundi Shkëndijës nga Tetova (2018-2020), i bashkëngjitet fanellës bardhekaltër nga Prishtina.

Mici, 29 vjeç, i lindur më 06.02.1991 në Tiranë, ka qenë ish-reprezentues i kategorive U17 dhe U21 të Shqipërisë dhe me gjithë ofertat e shumta anekënd Kosovës dhe Shqipërisë, ai vendosi për klubin e Prishtinës.

“Është e vërtet s’e kam pasur oferta, por isha o fokusuar diku në Turqi apo Greqi. Gjithsesi tani gjithçka ka përfunduar dhe jam pjesë e Prishtinës duke pasur tërë fokusin në suksesin në ambientin e ri”, deklaroi Mici për faqen e klubit.

“Aq sa di, Prishtina është vetë futbolli i Kosovës, emri më i madh në vend, por me titullin e munguar dhe unë dua të provoj këtë sfidë të re, të sjelli suksesin ndaj ambicieve të klubit. Pres që të jap maksimumin dhe karshi kësaj në fund të sjellim titullin”.

“Në Prishtinë kam gjetur bashkëlojtarët e dikurshëm në Skënderbe, Abazin, Lilajn dhe patjetër që do të ndihem dhe komod si në shtëpinë time në krah të tyre e që veçmas i çmoj për djem të mirë fantastik, përveç si futbollistë cilësorë”, shtoi ai.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Drita fiton bindshëm ndaj Llapit

Kampionia në fuqi Drita ka shënuar fitore me rezultat bindës të dielën në stadiumin “Zahir Pajazit” në Podujevë, ndaj Llapit 4:2.

Recent Comments