No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Sokoli: Kampionati të nisë me numër të kufizuar të tifozëve

Sokoli: Kampionati të nisë me numër të kufizuar të tifozëve

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll i paraparë për të filluar më 12 shtator, tashmë është shtyrë për një javë, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia në vendin tonë dhe masave kufizuese në sport nga instucionet shtetërore të shëndetësisë. Sipas këtyre masave, klubet nuk kanë të drejt as të stërvitin, e lëre më të zhvillojnë ndeshje të futbollit, ndonëse kjo nuk po respektohet fare sepse klubet po stërvitin në formë “ilegale” e madje edhe po zhvillojnë ndeshje miqësore.

Sidoqoftë, eksperti i futbollist, Bylbyl Sokoli, thotë se shteti duhet t’i heq sa më shpejtë masat kufizuese në sport, kurse Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) duhet ta mbaj nën kontroll futbollin e kërcënuar nga koronavirusi duke bërë teste sa më të shpeshta.

Lexo Edhe:Klubi francez pritet ta zyrtarizojë sot Bersant Celinën

Në një prononcim për Gazetën Express, Sokoli thotë se kampionati i ri duhet të fillojë edhe në praninë e shikuesve, të cilëve qe disa muaj u është ndaluar prezenca në stadiume shkaku i koronavirusit.

 “Unë jam për atë që stërvitjet e klubeve të lejohen edhe zyrtarisht, pastaj që kampionati të fillojë sa më shpejt dhe të mos ketë shtyrje, të bëhen teste sa më të shpeshta që është  mundur, por jam edhe për atë që publiku të rikthehet në stadiume në formë të reduktuar. Pra jam për atë që masat të fillojnë të hiqen nga futbolli dhe nga sporti në përgjithësi”, tha Sokoli.

Ndërsa, edhe Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë thirrje në instucionet shtetërore që t’i bëjnë lehtësime zhvillimit të sportit dhe ta përkrah financiarisht këtë sektor pasi pandemia ka shkaktuar krizë tejet të madhe në sport.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments