No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Ronaldo hyn në histori, tani mund ta thirrni CR101

Ronaldo hyn në histori, tani mund ta thirrni CR101

Cristiano Ronaldo hyn në histori. Ai është tashmë një legjendë e gjallë. Sigurisht e futbollit portugez, por edhe atij europian dhe botëror. Suedia është kombëtarja, ndaj së cilës kampioni i Juventusit ka shënuar edhe një gol tjetër. Ama, ky ishte gol jubilar, i 100-ti me fanellën e Portugalisë.

Ronaldo e realizoi atë në fund të pjesës së parë të një ndeshje të vlefshme për xhiron e dytë të grupeve të Ligës së Kombeve. Një perlë e vërtetë, që erdhi nga goditja e lire dhe distance e konsiderueshme. Goditje perfekte me këmbë të djathtë e yllit luzitan dhe CR7 kalon në shifra të trefishta. Më mirë tashmë mund ta quajmë CR100…, me kombëtaren.

Këtë gol, Ronaldo e ndiqte prej një kohe të gjatë. Prej gati një viti, për të qenë të saktë, duke marrë parasysh edhe ndalesën e futbollit prej pandemisë së Covid-19. Sulmuesi i Juventusit kishte shënuar golin e 99-të në nëntor 2019, në Luksemburg, pa qenë në gjendje të bëhej “një shekull” deri mbrëmë. Ai e arriti këtë stacion të jashtëzakonshëm të martën mbrëma, në Solna.

Jo vetëm kaq: pas golit me numrin 100, Ronaldo gjithashtu hënoi të 101-tin në pjesën e dytë, me një të djathtë të hidhur nga jashtë zonës. Dopietë dhe “100” jo vetëm e arriti, por edhe e tejkaloi.

Në Suedi, Cristiano Ronaldo është bërë kështu lojtari i dytë në historinë e futbollit, që shënon të paktën 100 gola me ekipin e tij kombëtar. I pari dhe i vetëm deri sot, është Ali Daei, ish-qendërsulmuesi i Iranit dhe Bayernit, i cili u ndal në kuotën 109 gola me kombëtaren. Një rekord plotësisht i arritshëm për 35-vjeçarin portugez.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments