No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR KE i FFK-së mbajti takimin e radhës, ja çfarë u diskutua

KE i FFK-së mbajti takimin e radhës, ja çfarë u diskutua

KE i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen në futbollin e Kosovës para fillimit të edicionit të ri të garave si dhe çështjet tjera me rëndësi. KE analizoi gjendjen aktuale që është krijuar pas pandemisë Covid-19, duke kujtuar se me pandeminë gjendja vazhdon të jetë e rëndë dhe kjo po reflekton edhe në fillimin e garave për edicionin e ri. Ndonëse më herët kishim marrë vendim që garat të fillojnë më 12 shtator, por në takimin e sotëm me institucionet e vendit u vendos shtyrja e kampionatit për një javë. Kjo gjendje ka vënë në vështirësi edhe aspektin financiar të klubeve, kështu që FFK-ja do të mundohet që t’i ndihmojë klubet brenda mundësive të veta buxhetore dhe përmes donatorëve tjerë, në mënyrë që të përballohet sa më lehtë kjo situatë. KE analizoi edhe zhvillimin e dy ndeshjeve të Kombëtares A në Ligën e Kombeve dhe Kombëtares U-21 duke konstatuar shumë mungesa të mëdha në përbërje për shkak të gjendjes së pandemisë, gjë që ka reflektuar edhe në rezultatet e synuara. Por KE konstatoi se organizimi i këtyre dy ndeshjeve ishte në nivel të lartë, por gjithsesi u ndje shumë mungesa e shikuesve. Tutje KE theksoi se tash prioritet i të gjithëve është ndeshja e ‘play-off’-it për kualifikim në Evropian kundër Maqedonisë së Veriut që do të zhvillohet në tetor. KE shpreson që Kombëtarja do të jetë e kompletuar dhe mbase nuk do të dalin pengesa për shkak të gjendjes së Covid-19. KE miratoi edhe Listën e vëzhguesve dhe personave tjerë zyrtarë të ndeshjeve.
KE shqyrtoi edhe Ankesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments