No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Hollandë-Itali / Mancini bën 8 ndryshime në formacion, debuton Locatelli

Hollandë-Itali / Mancini bën 8 ndryshime në formacion, debuton Locatelli

Barazimi me Bosnjën i komplikoi pak planet e Italisë në Ligën e Kombeve. Tashmë, axurrët janë të detyruar t’i marrin 3 pikët Hollandës, fitimtare kundër Polonisë. Portokallinjtë janë kundërshtarët e Mancinit dhe të tijve në supersfidën e planifikuar për sonte, në “Johan Cruijff Arena”.
Ndeshja e dytë në tri ditë për italianët, që synojnë të bëjnë rotacion të plotë. Mancini po shkon drejt tetë ndryshimeve në formacionin startues, krahasuar me atë që zbriti në fushë nga fillimi, në barazimin 1-1 kundër boshnjakëve. Vetëm Donnarumma, Bonucci dhe Barella mbeten për t’u rikonfirmuar.
Në mbrojtje, Chiellini duhet të gjejë hapësirë, ashtu si D’Ambrosio dhe Spinazzola. Në mesfushë, lajmi më i madh duket të jetë debutimi i Manuel Locatelli, i cili deri më tani e ka veshur fanellën e ekipeve kombëtare vetëm te të rinjtë. Një shpagim për sezonin e jashtëzakonshëm me Sassuolo, që bëri që emri i tij të përfundonte në fletoret e disa emrave të mëdhenj, duke përfshirë Juventusin e ri të Andrea Pirlo, për të cilin Locatelli është admirues i madh.
Jorginho duhet ta shohë veten në “dhomën e kontrollit”, ndërsa stafeta e sulmit është praktikisht e qartë: Immobile nga minuta e parë në vend të Belotti, në një përpjekje për të përmirësuar edhe rezultatin personal, që tani “lexon” 40 paraqitje dhe 10 gola. Numra aspak të ngjashëm me ato të jashtëzakonshëm, të regjistruar te Lazio. Në mbështetje të bomberit nga Campania, dy të rinjtë “e tmerrshëm”: Zaniolo dhe Kean. Ata do të zëvendësojnë Chiesa dhe Insigne, që duhet të ulen në stol.
Te Hollanda i duhet kushtuar vëmendje e veçantë yllit Depay, i cili përfundoi te Barcelona dhe pritet të zëvendësojë Suarezin, që po largohet. Po kështu, spikat roja i pasmë i portokallinjve, Van Dijk, kapiteni dhe lideri i vendësve.
Ja formacionet e mundshme:
HOLANDA (4-2-3-1): Cillessen; Dumfries, Van Dijk, Veltman, Aké; De Roon, F. De Jong; Promes, Wijnaldum, Bergwijn; Depay.
ITALIA (4-3-3): Donnarumma; D’Ambrosio, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Locatelli, Jorginho, Barella; Zaniolo, Immobile, Kean.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments