No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA Lewandowski bën tifozët e Bayern-it të ëndërrojnë me deklaratat e fundit

Lewandowski bën tifozët e Bayern-it të ëndërrojnë me deklaratat e fundit

>Robert Lewandowski ka “mohuar” kartën e tij të identitetit, duke pranuar se ndihet më në formë se kurrë.

Vështirë të kundërshtohet ylli i Bayern Munich pas sezonit të jashtëzakonshëm që ka zhvilluar.

Në një intervistë të dhënë për Kicker, sulmuesi polak klubit bavarez ka folur për momentin e tij dhe jo vetëm.

“Nuk ndihem sikur jam 32 vjeç”, ka thënë Lewandowski. “Ndihem shumë më mirë se kur isha 26 vjeç, jo vetëm fizikisht, por edhe për sa i takon aftësive teknike dhe si futbollist”.

“Kam punuar shumë në vitet e fundit për të arritur këtë nivel dhe jam shumë i lumtur që ia kam dalë”.

“Besoj se do të mund të luajë në nivelet më të larta akoma edhe për shumë kohë. Kontrata ime aktuale nuk do të jetë e fundit. Dua të luaj akoma më shumë”.

“Dua të arrij akoma më shumë. Mbyllja e karrierës te Bayern-i është një opsion. Por mbeten akoma edhe shumë vite, nuk mendoj për fundin e karrierës”.

“Po bëj gjithçka është e mundur për të qëndruar në këto nivele edhe për disa vite të tjerë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments