No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Kosova pëson humbje nga Greqia

Kosova pëson humbje nga Greqia

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Dardanët janë mundur në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ish-kampionia e Evropës, Greqia, me rezultat 2:1. Dy gola të pësuar në fillim të secilës pjesë ia kanë vështirësuar dukshëm punët futbollistëve tanë për të bërë diçka më shumë në këtë ndeshje. Në fakt, gjithçka nisi keq për Dardanët, të cilët qysh në minutën e 3-të pësuan gol. Ishte Dimitrios Limnios i cili shënoi në portën tonë pas dy gjuajtjeve. Fillimisht gjuajtjen e tij e priti Ujkani, por topin e dëbuar e shfrytëzoi sërish Limnios për ta çuar në rrjetë. Në vazhdim Dardanët e kontrolluan plotësisht lojën, derisa rastin më të mirë për të shënuar e pati Arbër Zeneli, në minutën e 11-të, që doli para portierit grek, por ky i fundit e devijoi gjuajtjen e tij. Edhe pjesa e dytë nisi keq për ekipin tonë që pësoi golin e dytë në minutën e 51-të pas një pakujdesie në mbrojtje, ku realizator ishte Dimitris Siovas. Pas pësimit të këtij goli Challandes bëri tri zëvendësime, duke inkuadruar në lojë Bernard Berishën, Florent Hasanin dhe Anel Rashkajn, të cilat i dhanë frymë lojës së Dardanëve. Megjithatë, goli erdhi shumë vonë për të bërë ndryshim në epilogun e ndeshjes. Në fakt, ishte minuta e 82-të kur Bernad Berisha shënoi një supergol nga brendësia e zonës me gjuajtje akrobatike, duke i dhënë zemër skuadrës për ta kërkuar edhe golin e barazimit, por i cili fatkeqësisht nuk erdhi dhe kësisoj ndeshja u mbyll, me rezultat 1:2.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Recent Comments