No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Suárez, mesazh të koduar: Kurrë s’do të ndalem së shijuari atë që...

Suárez, mesazh të koduar: Kurrë s’do të ndalem së shijuari atë që dua…

Luis Suárez është bërë “i gjallë” kësaj të shtune. Sulmuesi uruguajan ka zgjedhur rrjetin social, Instagram, prej nga të thotë pak fjalë, por nisi qartësisht disa mesazhe në drejtime të ndryshme. Postimi thotë sa vijon: “Unë kurrë nuk do të ndalem së shijuari diçka që e kam dashur gjithmonë”. Këtij mesazhi i shtoi hashtagët e mëposhtëm: #gjithmonëpozitiv dhe #askushnukmaheqiluzionin. Duhet të mbahet mend se sulmuesi po jeton ditët e tij të fundit si lojtar i Barçës, pas vendimit të Koeman për të mos e pasur në planet e tij.

Trajneri hollandez ishte përgjegjës për komunikimin e vendimit, një gjest që nuk i pëlqeu golashënuesit të tretë më të mirë në historinë e klubit katalanas. Sipas ESPN, Suárez është në pritje të kalimit te klubi i ri. Juventus është më favoriti për shërbimet e uruguajanit. Në Itali sigurojnë se sulmuesi veteran do të marrë kombësinë italiane. Pa të, ai nuk do të ishte në gjendje të luante në Serie A. Tani për tani është ende lojtar i Barcelonës, ndërsa e bën të qartë se kurrë nuk do të ndalet së punuari.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments