No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Mancini nuk sheh mirë nga sytë, bën… gafën e karrierës me Chiellini

Mancini nuk sheh mirë nga sytë, bën… gafën e karrierës me Chiellini

Mbrëmë, Italia nuk mundi të shkonte më larg se barazimi 1-1 në shtëpi kundër Bosnjës. Pas gati dy vitesh, kjo ishte ndalesa e parë e skuadrës së Roberto Mancini, nëse mund të konsiderohet kështu ky barazim, pas dhjetëra fitoresh radhazi. Nuk ishte debutimi i pritur i të kaltërve në Ligën e Kombeve, por shumë u befasuan veçanërisht nga zëvendësimi i Giorgio Chiellini.

Qendërmbrojtësi i Juventusit e filloi sfidën nga stoli. Në vend të tij luajti Francesco Acerbi në qendër të prapavijës. Në fakt, ky “injorim” nuk dëshmon se Mancini e ka humbur besimin te një nga bastionet e futbollit italian. Gjithçka ishte e çuditshme dhe më qesharake se kaq.

Siç u përfol që në fillim dhe u konfirmua nga Mancini më pas, ishte një gabim i tij. “Ishte faji im. Ndihmësit më treguan formacionin dhe unë nuk kisha syzet. Thjesht thashë që ishte formacioni i saktë, nuk e kuptova që Acerbi ishte në vendin e Chiellini, – sqaroi Mancini pas barazimit. – Në çdo rast, plani ishte që secili të luante njërën nga këto dy kualifikuese titullar. Unë e pyeta Giorgio nëse dëshironte të luante sonte apo kundër Hollandës. Ai më tha sot, por unë pagova mungesën e syzeve… Diçka që do të rregullohet ndeshjen e afërme. Nuk është se ne rreshtuam një mbrojtës në vend të një portieri; nuk është një gabim serioz, por po, është një gabim”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments