No menu items!
Ballina KRYESORE Gjyqtarët mbajtën seminar online me instruktorët e FIFA-s

Gjyqtarët mbajtën seminar online me instruktorët e FIFA-s

Është mbajtur seminari i FIFA-s me gjyqtarët e futbollit të Kosovës nën përkujdesjen e instruktorit të FIFA-s, z. Alan Snoddy dhe atij të fitnesit z. Simon Breivik. Në këtë seminar morën pjesë 45 gjyqtarë dhe asistentë, të cilët morën instruksione lidhur me faullet taktikë, ndryshimet në lojën me dorë dhe ndryshimet e reja të rregullave të lojës.
Po ashtu, trajneri i fitnesit Simon Breivik mbajti një ushtrim online, ku u demonstrua mënyra e mbajtjes së ushtrimeve në kushte shtëpie për gjyqtarë.
Për fund, gjyqtarëve ju drejtua kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve në FFK, z. Përparim Hasani, i cili diskutoj lidhur me atë se, gjyqtarët duhet të jenë sa më të përgatitur për sezonin e ri, teksa në emër të presidentit të FFK-së, z. Agim Ademi i falënderoj instruktorët e FIFA-s për punën e bërë dhe uroj gjyqtarët për një fillim sa më të mbarë.
Javën e ardhshme gjyqtarët do t’iu nënshtrohen testeve fizike, duke përmbyllur këtë cikël të përgatitjes për fillimin e sezonit të ri, i cili është parashikuar të nisë më 12 shtator.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments