No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Brahim Diaz flet për herë të parë si milanist: Ja si do...

Brahim Diaz flet për herë të parë si milanist: Ja si do t’i argëtoj tifozët

Brahim Diaz është një lojtar i ri i Milan-it.

21-vjeçari, që është transferuar në Milano nga Madridi me formulën e huazimit, ka folur për kanalet zyrtare të klubit kuqezi:

“Përshtypjet e para janë shumë pozitive. Kuptohet menjëherë çfarë klubi është Milan-i, është një privilegj të jesh te një klub i madh si ky, me një histori të pabesueshme”.

“Nuk kam patur akoma mundësi të flas me Theo Hernandez, por sigurisht do të ndodhë në stërvitjen e parë, do të më japë një mirëseardhje të ngrohtë. Besoj se do ta kem të lehtë të përshtatem, është një grup i madh “.

Numri 21 – “Është një nder për mua të kemi numrin e Ibrahimovic, është një presion i madh, por më pëlqen, sepse ai është një legjendë e kësaj skuadre”.

Zidane – “Kam punuar me trajnerë si Guardiola dhe Zidane. Të dy kanë luajtur në Itali, Zidane ka qenë shumë i sjellshëm me mua dhe më ka folur gjithmonë mirë për Serinë A”.

Idhulli – “Ka shumë, nuk arrij të zgjedh vetëm një. Lojtarë që mbulojnë role të ndryshme, që bëjnë diferencën. Për momentin mendoj për veten dhe si të ndihmoj skuadrën. Shpresoj t’i argëtoj tifozët”.

Karakteristikat – “Ajo që do të vlerësojnë më shumë do të jetë puna, talenti nuk mjafton. Shpresoj që të argëtohen me mua dhe shpërthimet e mia, nga krahët dhe nga qendra”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments