No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Bonucci “sponsorizon” Dzeko: Sulmues i klasit botëror, i ka të gjitha

Bonucci “sponsorizon” Dzeko: Sulmues i klasit botëror, i ka të gjitha

Edin Dzeko është në garë për t’u bërë qendërsulmuesi i ri i Juventusit, ndërsa mbrëmë shënoi kundër Italisë në Ligën e Kombeve. Bomberi boshnjak, pas barazimit 1-1 me axurrët, mori vlerësimet maksimale të Leonardo Bonucci. Kapiteni i ekipit kombëtar irtalian, duke folur për “RAI”, e vlerësoi shumë “9” e Romës: “Edin është një lojtar i shkëlqyer, i klasit botëror. Ai i ka të gjitha: teknikë, vrapim dhe driblim. E vendos çdo mbrojtje në vështirësi”.
Kujtojmë se Dzeko, së bashku me Suarez dhe Cavani janë në listën e dëshirave të “Zonjës së Vjetër” për qendërsulmues. Pirlo e pëlqen shumë boshnjakun, të cilin e sheh si partner ideal të CR7 dhe zëvendësues të denjë të Gonzalo Higuain. Ky i fundit nuk është në planet e trajnerit të ri të kampionëve të Italisë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Ish-futbollisti shqiptar ndërron jetë nga Covid-19

Covid-19 i ka marrë jetën ditën e sotme, ish-futbollistit të shquar të Turbinës, Ndriçim Beshiri, zemra e të cilit pushoi të rrahuri...

Nga maji, tifozët do të lejohen në ndeshjet e Serie A

Kryeministri italian, Mario Graghi ka shpallur masat e reja për Covid-19. Ai deklaroi se nga prilli, sportet si futsall,...

Zemërgjerësia e Neymarit, paguan 142 punëtorë pa punuar

Neymar Junior shkëlqen edhe në luftën kundër Koronavrusit, me pandeminë që po shkatërron planetin dhe po godet fort Brazilin.

Recent Comments