No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR ZYRTARE: Milan kryen goditjen nga Real Madrid! Detajet e publikuara

ZYRTARE: Milan kryen goditjen nga Real Madrid! Detajet e publikuara

Më në fund është zyrtare. Brahim Diaz transferohet si huazim te Milani.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë se ka arritur, mbi baza të përkohshme, shërbimet sportive të Brahim Abdelkader Díaz nga Real Madrid CF. Futbollisti spanjoll bashkohet me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2021.

Brahim Díaz, i lindur në Malaga në 3 Gusht 1999, filloi karrierën e tij si futbollist në akademinë e të rinjve Malaga CF para se të transferohej te Manchester City, me të cilin bëri debutimin e tij në 2016, duke bërë 15 paraqitje dhe duke shënuar 2 gola, para se të transferohej te Real Madrid, janar 2019, ku luajti 21 ndeshje dhe shënoi 2 gola.

Brahim Díaz sot u bashkua me shokët e tij të skuadrës dhe trajnerin Stefano Pioli në qendrën sportive Milanello, ku ai zhvilloi stërvitjen e parë të sezonit. Lojtari do të veshë fanellën me numrin 21.”

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments