No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ekskluzive: Golashënuesi i Moldavisë ndaj Kosovës rezulton pozitiv me COVID-19, Agim Ademi...

Ekskluzive: Golashënuesi i Moldavisë ndaj Kosovës rezulton pozitiv me COVID-19, Agim Ademi konfirmon lajmin dhe thotë se janë në pritje të vendimin nga UEFA

Golashënuesi i Moldavisë në takimin ndaj Kosovës, Ion Nicolaescu, ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit të bërë pas ndeshjes. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se janë në pritje të vendimit nga UEFA.

Kosova e nisi të enjten mbrëma kampanjën kualifikuese të edicionit të dytë në Ligën e Kombeve.

Dardanët barazuan me rezultat 1-1 në udhëtim te Moldavia në ndeshjen e zhvilluar në Ennio Tardini në Parma të Italisë.

Lexo po ashtu:
Challandes i mërzitur me rezultatin, por thotë se ka besim te Kosova
Challandes i mërzitur me rezultatin, por thotë se ka besim te Kosova
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ion Nicolaescu për moldavët, ndërsa për Kosovën shënoi Benjamin Kololli.

Megjithatë, Telegrafi ka mësuar se shënuesi i Moldavisë, Nicolaescu ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në testin e bërë pas ndeshjes.

Festa e Nicolaescut pas golit

Lajmi është konfirmuar nga i pari i FFK-së, Agim Ademi, i cili në një prononcim për Telegrafin ka zbuluar se janë në kontakt me UEFA-n dhe janë në pritje të vendimit për epilogun e takimit.

“Po sapo na erdhi informacioni nga UEFA se sulmuesi i Moldavisë i cili ka shënuar gol ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testin e bërë pas ndeshjes”.

“Vlen të ceket se ai para ndeshjes e ka pasur testin negativ dhe atë dëshmi e ka lojtari dhe UEFA”.

“Tani jemi në kontakt me UEFA-n dhe vendimi i epilogut të ndeshjes i takon atyre”.

“Jemi duke jetuar në një gjendje të jashtëzakonshme dhe nuk kemi informata të shumta rreth kësaj çështje”.

“Ne do ta pranojmë dhe respektojmë çdo vendim të UEFA”, përfundoi i pari i FFK-së.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Recent Comments