No menu items!
Ballina KRYESORE Anglia U21 e pamëshirshme për Kosovën U21

Anglia U21 e pamëshirshme për Kosovën U21

Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje të thellë në stadiumin “Fadil Vokrri” në duel me Kombëtaren e Anglisë U21, me shifrat 6:0. Kësisoj, të përzgjedhurit e Rafet Prekazit pësuan humbjen më të thellë deri më tani pas anëtarësimit në UEFA, por që kishin përballë një rival dukshëm në nivel më të lartë se sa kundërshtarët e deritashëm. Kombëtarja U21 në këtë ndeshje u detyrua të luajë pa shumë lojtarë, të cilët nuk arritën t’i përgjigjen ftesës për shkak të kufizimeve në udhëtim si pasojë e Covid-19. Kjo bëri që edhe loja e Dardanëve të rinj të mos jetë në nivelin e duhur. Në fakt, Dardanët e rinj rezistuan vetëm në pjesën e parë e cila u mbyll baras 0:0, derisa në pjesën e dytë “Tre Luanët” e rinj shënuan gjashtë herë në portën e Smakiqit. Eddie Nketiah i Arsenalit shënoi tre gola, derisa nga një gola e shënuan Reiss Nelson, Ryan Sessegnon e Jude Bellingham.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ky është futbollisti me çmimin më të lartë në Superligën e Kosovës

Forma fenomenale nga Mirlind Daku në këtë sezon i është rritur edhe vlera në treg, ku nga 300 mijë euro, tani ka...

Barça dhe Juventus, luftë e ashpër për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero. Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur:...

B*OMBA NGA SPANJA: “Mbappe do të luajë te Reali sezonin tjetër”

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka...

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Recent Comments