No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Ylli i Realit e pranon: Ikja e Messit, humbje e madhe për...

Ylli i Realit e pranon: Ikja e Messit, humbje e madhe për prestigjin e La Liga-s

Messi, larg nga Barcelona? Dukej e pamundur, por ndoshta do të bëhet realitet. Nëse nuk ka ndonjë ndryshim të mendjes në minutën e fundit, argjentinasi do të largohet nga Blaugrana-t pas një jete. Një lamtumirë që do të ndikojë gjithashtu në imazhin e La Liga-s, siç tha Luka Modric, mesfushori i Realit: “Do të ishte një humbje e madhe, si kur u largua Cristiano Ronaldo (merkaton e verës 2018, drejt Juventusit). Ju nuk mund të mendoni gjithmonë për të kaluarën, ky është futbolli, por nëse do të ndodhte, do të ishte një goditje e madhe për prestigjin e La Liga-s”.

Modric e shikon të ardhmen me optimizëm dhe pak dramë: “Ne duhet të shohim përpara, do të ketë lojtarë të tjerë, që do të bëhen yje. Kur Ronaldo u largua nga Madridi, ndodhi e njëjta gjë. Reali vazhdoi pa të, do të jetë e njëjta në rast lamtumire të Messit, si për Barcelonën, ashtu edhe për kampionatin spanjoll”. Pastaj, një koment për të ardhmen e tij: “Këtë vit fitova La Liga-n time të dytë, dua të fitoj trofe të tjerë. Nuk e di nëse do të blejmë dikë, por edhe nëse qëndrojmë kështu, cilësia nuk na mungon si ekip”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments