No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Kombëtarja kryen stërvitjen në “Ennio Tardini”, Challandes e pret me optimizëm përballjen...

Kombëtarja kryen stërvitjen në “Ennio Tardini”, Challandes e pret me optimizëm përballjen me Moldavinë

Kombëtarja e Kosovës e ka kryer seancën e fundit stërvitore në prag të duelit me Moldavinë, që zhvillohet nesërmbrëma në orën 20:45. Kjo njëherësh është ndeshja hapëse për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Dardanët kanë zbritur në fushën e stadiumit “Ennio Tardini” të kompletuar dhe me motiv të madh për sukses, teksa kanë marrë udhëzimet nga përzgjedhësi Bernard Challandes për lojën e nesërme. Ky i fundit në konferencën për mediat vendore, e cila u mbajt nëpërmjet platformës online “Zoom”, shprehu optimizmin për nismë të mbarë të ciklit të ri të garave. Challandes vuri në pah se Moldavia është një test i rëndësishëm për Kombëtaren tonë, derisa theksoi se do të hyjnë për ta fituar këtë ndeshje. “Ndaj Moldavisë luajmë për fitore. Është një ndeshje garuese dhe në ndeshje të tilla është e qartë se luajmë gjithmonë për fitore. Pa dyshim është një test i mirë për ne, prandaj është e rëndësishme që përveç lojës së mirë edhe të fitojmë”, ka theksuar Challandes. Sa i përket faktit se 7 lojtarë iu kanë bashkuar ekipit vetëm ditën e sotme, trajneri i Dardanëve është shprehur: “Natyrisht se para një ndeshje të tillë nuk është mënyra më e mirë që të kesh vetëm një stërvitje me ekipin, por nuk mund ta ndryshojmë gjendjen. Gjithçka në këto rrethana është ndryshe, andaj duhet ta bëjmë më të mirën në kushtet dhe situatën që ndodhemi. Është e qartë se ka dallime në formën e lojtarëve, por po e përshtatim punën për secilin prej tyre”, ka shtuar Challandes.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Presidentja Osmani: Xhudistet tona të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lart e më lart!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë punën e xhudistëve kosovarë në garat ndërkombëtare në veçanti, Distria Krasniqin. Krasniqi, sot fitoi medaljen...

Mundësia e larigimit të Haaland,Dortmund të gatshëm për zëvëndësimin e tij

Ka shumë ankth në shtëpinë e Borussia Dortmund. Erling Braut Haaland, sulmuesi i ri që ka çmendur gjithë Europën, mund të largohet nga klubi verdhezi...

Medalja e dytë për Kosovën, Nora Gjakova fiton të bronztën në Evropian

Nora Gjakova ka vazhduar serinë impresive në kampionatet evropiane. Pasi vjet nuk mori pjesë për shkak të koronavirusit, Nora të premten fitoi medaljen e...

Merret vendimi per kthimin e tifozëve në Seria A

Një hap i vogël drejt normalitetit: nga 1 maji i ardhshëm, në Serinë A do të kthehet publiku në stadiumet që janë në zonën...

Recent Comments