No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Kombëtarja zhvilloi stërvitjen e parë në prag të ndeshjes me Moldavinë

Kombëtarja zhvilloi stërvitjen e parë në prag të ndeshjes me Moldavinë

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” stërvitjen e parë në prag të dy ndeshjeve të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Moldavisë dhe kundër Greqisë. Në stërvitjen e parë kanë qenë të pranishëm 15 futbollistë: Aro Muric, Visar Bekaj, Amir Rrahmani, Anel Rashkaj, Ibrahim Dresevic, Bersant Celina, Atdhe Nuhiu, Florent Hadërgjonaj, Florent Hasani, Besar Halimi, Mërgim Vojvoda, Bernard Berisha, Valon Berisha, Fidan Aliti dhe Arbër Zeneli. Ky i fundit vetëm e ndoqi stërvitjen e bashkëlojtarëve pasi kishte arritur në orët e vona të pasdites, derisa Bernard Berisha, Valon Berisha e Fidan Aliti bën vrapime dhe stërvitje të lehta, duke pasur parasysh se kanë luajtur të dielën. Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve përveç vrapimeve dhe ushtrimeve fizike morën këshilla për skema të ndryshme të lojës nga përzgjedhësi Bernard Challandes, teksa angazhimi dhe motivi i lojtarëve për t’u rikthyer te fitorja është i madh pas një periudhe të gjatë mungese në kombëtare si shkak i pandemisë. Stërvitjen nga afër si zakonisht e ka ndjekur edhe presidenti Agim Ademi. Dardanët do ta mbajnë stërvitjen e radhës nesër në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Video me pamje nga stërvitjet e Kombëtares dhe deklaratat e Amir Rrahmanit dhe Mërgim Vojvodës:
https://www.youtube.com/embed/gaLYZ_fL5RI

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments