No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Interi e nxorri në shitje, Brozovic thyen heshtjen dhe u drejtohet tifozëve!

Interi e nxorri në shitje, Brozovic thyen heshtjen dhe u drejtohet tifozëve!

Marcelo Brozovic thyen heshtjen dhe betohet për besnikëri ndaj ngjyrave zikaltër. Thashethemet për një largim të mundshëm të mesfushorit kroat për të bërë vend për një qendror me karakteristika më të përshtatshme për kërkesat e Antonio Conte – Kanté është një udhë e komplikuar por mbetet e para në listë, ndërsa Ndombelé është alternativa – janë gjithnjë e më këmbëngulëse dhe këta të fundit vijnë nga Gjermania, me Bayern Munchen të gatshëm për të luajtur një rol kryesor duke qenë tashmë në bisedime me Interin për blerjen e Perisic.

Por Brozovic nuk duket absolutisht i gatshëm të paketojë bagazhet, duke sqaruar pozicionin e tij përmes faqes së tij në Instagram.

“Të dashur njerëz zikaltër, për respektin e madh që kam për këtë fanellë, kurrë nuk u jam përgjigjur të gjitha gjërave që janë shkruar për mua javët e fundit dhe nuk do ta bëj tani. Thjesht për të thënë që gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë fanellë dhe për këtë qytet ku ndihem vërtet si në shtëpinë time. Mendoj se kam dhënë edhe disa emocione, si kur kemi ndarë gëzimet në derbi. Unë e dua këtë fanellë, e dua Milanon dhe mezi pres të luftoj për shumë kohë me këto ngjyra zikaltër”, thuhet në mesazhin që përmbahet në letrën drejtuar tifozëve të tij.

Një qëndrim i fortë dhe i qartë, i cili megjithatë nuk ndryshon synimet e klubit në lidhje me të ardhmen e ish-Dinamo Zagreb.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments