No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Atmosferë e mirë në Kombëtare, Rashkaj e Aliti optimistë për nismë të...

Atmosferë e mirë në Kombëtare, Rashkaj e Aliti optimistë për nismë të mbarë

1 shtator, 2020 – Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e dytë dhe të fundit në “Fadil Vokrri” para udhëtimit në Itali, ku të enjten më 3 shtator do të ballafaqohet me Moldavinë, në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, në kuadër të grupit 3 të Ligës C. Edhe në këtë stërvitje përzgjedhësi Bernard Challandes ka pasur në dispozicion lojtarët që i kishte edhe një ditë më parë, derisa ka punuar më shumë në lojën në hapësira të ngushta dhe në lojën sulmuese, por edhe në skema të ndryshme taktike. Atmosfera në ekip është si zakonisht shumë e mirë, derisa dëshira e futbollistëve për ta nisur mbarë ciklin e ri të ndeshjeve është e madhe, gjë të cilën në deklaratat pas stërvitjes e kanë potencuar edhe Anel Rashkaj e Fidan Aliti. Stërvitjet e sotme krahas presidentit Agim Ademi, nënkryetarit Bakir Burri dhe sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu, e ka ndjekur nga afër edhe ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj. Nesër në mëngjes ekspedita e Dardanëve do të udhëtojë për në Parma, ku do të zhvillojë edhe një stërvitje para ndeshjes së të enjtes.

Pamje nga stërvitja dhe deklaratat e Anel Rashkajt dhe Fidan Alitit

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Recent Comments