No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR “Messi i mbaruar pa Xavi e Iniesta”, deklarata “fake” e Klopp tërbon...

“Messi i mbaruar pa Xavi e Iniesta”, deklarata “fake” e Klopp tërbon internetin

Messi apo Ronaldo, kjo është një nga dilemat e mëdha që nuk mund të marrë një përgjigje. Është thjesht çështje preference, pasi që të dy këta lojtarë janë nga më të mëdhenjtë që bota e futbollit ka parë. Në epokën e internetit zhurma më e madhe krijohet në rrjetet sociale dhe një ditë më parë janë vënë fjalë në gojën e Jurgen Klopp.

Një personazh që flet drejtpërdrejtë, por që kurrë nuk mund ta thotë një deklaratë të tillë. Në Itali disa media kanë rënë në grackë, madje edhe gazeta “Tuttosport” që është ekzaltuar nga fakti që CR7 ngrihet në piedestal. I referohen spanjolles “Marca”, që nuk e ka publikuar këtë deklaratë që supozohet ta ketë thënë Klopp.

“Cristiano Ronaldo mund ta lërë futbollin kur të dojë, pasi ka fituar gjithçka. Tituj me me klube (Manchester United, Real Madrid, Juventus), me Portugalinë (Europianin dhe Nations League), trofe individuale (5 Topa të Artë). Messi nga ana tjetër duhet të japë akoma shumë për futbollin, nuk ka fituar asgjë të rëndësishme me kombëtaren e tij.

Dhe që kur janë larguar nga Barcelona Xavi e Iniesta, ai nuk ka fituar asgjë të rëndësishme me Barcelonën. Dhe tani, me VAR, ai nuk mund të fitojë as jashtë Camp Nou. Koha tregon realitetin: Ronaldo është më i miri në botë, Messi ndodhta më i miri te Barcelona”, është deklarata bombastike e publikuar në disa media, italiane kryesisht.

DEKLARATAT E KLOPP NË TË SHKUARËN – Gjermani e ka vlerësuar shpesh Messin, madje ka folur edhe kur ai mori “Topin e Artë” së fundmi dhe la pas mbrojtësin Van Dijk.  “Nëse ‘Topi i Artë’ është për futbollistin më të mirë të kësaj gjenerate, atëherë ky trofe duhet t’i jepet gjithmonë Leo Messit. Ky është fakt dhe nuk ekziston asnjë dyshim. Por nëse çmimi i jepet futbollistit më të mirë të sezonit të kaluar, fituesi i ardhshëm duhet të jetë Virgil Van Dijk”, deklaronte Klopp.

Edhe për Cristiano Ronaldon, trajneri gjerman ka konsideratë të lartë dhe e ka cilësuar si futbollistin perfekt:  “Nëse do të ishte në dorën time të krijoja futbollistin perfekt, do të kishte shtatlartësinë e Cristiano Ronaldos, kërcimin së larti, shpejtësinë dhe profesionalizimin e tij”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës,...

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Recent Comments