No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Challandes e pranon se kundër Greqisë mund të ketë mungesa të mëdha

Challandes e pranon se kundër Greqisë mund të ketë mungesa të mëdha

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, e ka pranuar se nuk do të mundë të llogarisë në disa futbollistë në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, kundër Greqisë, të dielën në Prishtinë, për shkak të rregullave të koronavirusit për karantinim.

Kosova do ta nisë edicionin e dytë në Ligën e Kombeve më 3 shtator kundër Moldavisë në Parma të Italisë, para se ta presë Greqinë në Fadil Vokrri tri ditë më vonë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:
Zyrtare: Immobile nënshkruan kontratë pesëvjeçare me Lazion
Duke folur të hënën në një konferencë për media në Prishtinë, ku edhe e nënshkroi vazhdimin e kontratës për edhe dy vjet me Federatën e Futbollit të Kosovës, Challandes u ankua se do ta ketë shumë të vështirë ta përgatisë një ekip të vetëm për këtu dy ndeshje.

Zvicra, ku luajnë shumë futbollistë të dardanëve, është ndër shtetet që detyron karantinimin për cdo person që kthehet nga Kosova në këtë shtet.

Për këto ndeshje, përveç Milot Rashicës që po raportohet se nuk është lejuar nga Werder Bremen që të vijë të luajë për Kosovën,peng janë edhe Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca, që gjithashtu mund të mungojnë, pasi kur të kthehen, janë të detyruar të futen në karantinë për dy javë.

“Nuk dua të flas me emrat të veçantë, por ata do të jenë për ndeshjen me Moldavinë dhe do të mundë të kthehen në shtetet e tyre ka pasur nevojë të futen në karantinë, ndërsa ne me pjesën tjetër të ekipit do të kthehemi në Prishtinë për ndeshjen me Greqinë”, tha Challandes.

“Është e vështirë të mundesh vetëm për futbollin në këtë kohë, por duhet të përshtatemi”, shtoi ai.

“Nuk është e lehtë ta kem një ekip të komponuar sepse kemi lojtar që sapo i kanë nisur përgatitjet, kemi lojtarë që janë në pritje të ndërrimit të skuadrës, kemi lojtarë që nuk kanë luajtur që prej përfundimit të kampionatit dhe nuk kanë stërvitur, kështu që është periudhë e vështirë për të gjetur ekip ideal për ndeshjet e shtatorit”, nënvizoi ai.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments