No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Zbulohet fjalia që e liron Messin me parametra zero! La Liga dhe...

Zbulohet fjalia që e liron Messin me parametra zero! La Liga dhe Bartomeu janë të humbur

Lionel Messi dhe Barcelona, aq afër dhe aq larg! Divorci do të ndodhë, thjesht mbetet e pashmangshme. Argjentinasi ka kërkuar nëpërmjet një burofax të respektohet klauzola kyç në kontratën që firmosi 3 vite më parë për rinovim.
Ndërkohë, Barcelona dhe La Liga janë kundër dhe theksojnë se futbollisti nuk mund të largohet i lirë këtë merkato, pra falas. Numri “10” mund të ikë vetëm nëse paguhen 700 mln euro.
Por, gazetari spanjoll dhe pranë çështjeve të Barcelonas, Alfredo Martinez, ka publikuar dy mesazhe të rëndësishme në rrjetet sociale që nxjerrin blof si presidentin Bartomeu, ashtu edhe drejtuesit e La Ligas.

“Çfarë leximi i ka bërë LFP (Liga Spanjolle) kontratës së Messit? A e kanë lexuar klauzolën apo jo? Atëherë: bëhet fjalë për një kontratë prej 3 sezonesh plus 1, e katërta ku futet në fuqi klauzola që i lejon Leo Messit të largohet pa paguar 700 mln eurot!”.

“Më saktë, nëse shkoni dhe lexoni zbulimin e klauzolës që është publikuar nga Onda Cero e kuptoni. Fjalia e vendosur në kontratë dhe e firmosur nga të dy palët është kjo: “Ky dëmshpërblim (700 mln euro) nuk do të aplikohet kur prishja e kontratës për vendim unilateral nga futbollisti do të ketë efekt në fund të sezonit 2019-2020”
Pra, e thënë në fjalë të tjera: Leo Messi ka vepruar në mënyrën më korrekte të mundshme pas 3 sezonesh te Barcelona dhe Bartomeu e La Liga po mundohen të “manipulojnë” dokumentet!

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ky është futbollisti me çmimin më të lartë në Superligën e Kosovës

Forma fenomenale nga Mirlind Daku në këtë sezon i është rritur edhe vlera në treg, ku nga 300 mijë euro, tani ka...

Barça dhe Juventus, luftë e ashpër për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero. Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur:...

B*OMBA NGA SPANJA: “Mbappe do të luajë te Reali sezonin tjetër”

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka...

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Recent Comments