No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Prekazi flet për reagimin e Prishtinës për Qëndrim Zybën

Prekazi flet për reagimin e Prishtinës për Qëndrim Zybën

Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi ka dhënë shpjegimin e tij sa i përket mos grumbullimit të Qëndrim Zybës për ndeshjen kundër Anglisë U21, për çka klubi i Prishtinës dhe trajneri Armend Dallku i reaguan ashpër. “Për mos grumbullimin e tij jam bazuar në disa rregulla, pra nuk ka të bëjë këtu kualiteti i lojtarit sepse në Kosovë nuk kemi shumë dallim të kualitetit ndërmjet lojtarëve. Kritika nga Prishtina? Jetojmë në demokraci dhe gjithkush ka të drejtë ta thotë mendimin e vet. Kam respekt për të gjitha klubet. Prishtina ka një emër, nuk dua të diskutoj shumë. Kam biseduar para dy muajve me trajnerin e Prishtinës për lojtarin në fjalë, por arsyeja e mos ftesës ka qenë që ai ka pasur probleme me Prishtinën për udhëtim në ndeshjen e Europa Leagues. Unë nuk mund të veproj kundër rregullave dhe ta ftojë dikë që nuk e ka dokumentin për testin Covid-19. Njëjtë ka ndodhë edhe me Ardian Mujën e Trepçës’89”, ka theksuar Prekazi në RTK, përcjell Futbolli.info.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Prishtina fiton pa problem ndaj Arbërisë

Prishtina ka shënuar fitoren me rezultatin 2:0 ndaj Arbërisë të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kryeqytetasit me...

Manchester City blindon Foden me një rrogë marramendëse

Phi Foden ka shpërthyer. Në përballjen e dyfishtë kundër Borussia Dortmund në çerekfinalet e Champions League ka qenë vendimtar në të dy ndeshjet, për...

Musaila realizon dy gola, Bayern fluturon (VIDEO)

Bayern Munich e mbyll pjesën e parë në fushën e Wolfsburg me rezultatin 3-1. https://streamable.com/7jwios Pas fillimit super të djemve të Hansi Flick me golin e...

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Recent Comments