No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR La Liga shpëton Barcelonën: Messi nuk mund të largohet nga Barcelona!

La Liga shpëton Barcelonën: Messi nuk mund të largohet nga Barcelona!

Lionel Messi nuk u paraqit sot në klub për të kryer testin e COVID-19 sepse nuk do që të rinisë përgatitjet për sezonin e ri me katalanasit. Ai po mundohet që të shfrytëzojë një pikë në kontratë që mund të largohet para sezonit të fundit.
Pala e Messit ishte e bindur se diçka e tillë mund të ndodhë dhe argjentinasi mund të largohet në Premier League. Nuk mund të ndodhë kështu, pasi La Liga ka dalë me një deklaratë zyrtare ku sqaron kontratën e Messit.
Drejtuesit e kampionatit kanë bërë me dije se një klauzolë e tillë është e pavlefshme dhe Messi duhet të paguajë 700 milionë euro nëse do të largohet nga ekipi spanjoll. Padyshim një shifër e tillë është e paimagjinueshme për çdo klub.
La liga shkruan qartë në argumentim se “Kontrata është aktualisht në fuqi dhe ka një ‘klauzolë të përfundimit të parakohshëm dhe në mënyrë të njëanshme dero më 26 qershor. Në përmbushje të normative përkatëse, La Liga nuk do të japë lejekalimin për lojtarin, në rast se nuk paguhet klauzola”, – shkruhet në qëndrimin zyrtar.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Joshua: Fury do të mbetet duarthatë, titujt do të jenë të mitë

Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se patrioti i tij Tyson Fury nuk do të heqë në asnjë mënyrë dorë nga sfida e madhe...

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Recent Comments