No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Kombëtarja U21 filloi përgatitjet për duelin me Anglinë

Kombëtarja U21 filloi përgatitjet për duelin me Anglinë

Kombëtarja U21 e Kosovës ka filluar sot përgatitjet për ndeshjen kundër Anglisë U21, e cila do të zhvillohet më 4 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Në stërvitjen e parë përzgjedhësi Rafet Prekazi dhe ndihmësi i tij, Erdogan Celina kanë pasur në dispozicion 13 futbollistë, derisa pjesa tjetër e futbollistëve do t’i bashkohen ekipit në stërvitjen e nesërme. Të pranishëm në stërvitjen e kryer në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas ishin: Florian Smakiqi, Agron Kolaj, Leart Sadriu, Kreshnik Hajrizi, Kastriot Selmani, Arb Manaj, Valmir Veliu, Hajdin Salihu, Patriot Sejdiu, Ismet Lushaku, Leonat Vitija, Ermal Krasniqi dhe Blendi Baftiu. Ndërkohë, përzgjedhësi Prekazi ka ftuar edhe një futbollist për këtë grumbullim dhe ai është Altin Kryeziu i skuadrës italiane SPAL. Kombëtarja U21 do të mbajë stërvitjen e radhës nesër në të njëjtin stadium në orën 17:30.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments