No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Fiorentina hyn në garë për Muriqin, i prishë punë Lazios

Fiorentina hyn në garë për Muriqin, i prishë punë Lazios

Vedat Muriqi është dëshira e Lacios për sulmin. Sulmuesi i plotëson të gjitha kriteret për qenë pjesë e bardhekaltërve, që sezonin e ardhshëm do të luajnë edhe në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë shtatlarti dardan nuk po rezulton një objektiv i lehtë për Igli Taren.

Fenerbahçe ka rritur çmimin dhe tashmë kërkon 20 milionë euro për shërbimet e Muriqit.

Sipas “Corriere dello Sport” kjo ka bërë që Lotito të acarohet dhe të shohi si shkaktare Fiorentinën.

Violët kanë hyrë në garë për sulmuesin shqiptar dhe presidenti i Lacios beson se diçka e tillë ka nxitur Fenerbahçen të ngrejë çmimin.

Këshu, Klaudio Lotito ka vendosur të telefonojë Xho Baronen, i cili ka rolin e drejtorit sportiv te klubi i Firoentinës.

Gjatë thirrjes telefonike, kreu i bardhekaltërve i ka kërkuar Barones të heqin dorë dhe të dalin nga loja për Vedat Muriqin.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Joshua: Fury do të mbetet duarthatë, titujt do të jenë të mitë

Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se patrioti i tij Tyson Fury nuk do të heqë në asnjë mënyrë dorë nga sfida e madhe...

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Recent Comments