No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Edhe Challandes në hall: Nuk e di kush do të vijë në...

Edhe Challandes në hall: Nuk e di kush do të vijë në Itali e kush do të luajë kundër Greqisë!

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka pranuar se është shumë i brengosur për situatën dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet para ndeshjeve kundër Moldavisë dhe Greqisë në Ligën e Kombeve.

“Normalisht nuk është situatë e lehtë sepse kemi probleme me klubet por edhe me karantinën si p.sh. në Zvicër. Kosova është në zonën e kuqe për disa shtete si Zvicra. Unë jam këtu në Prishtinë, por ëkur të kthehem do të jam i detyruar të shkojë në karantinë për 2 javë. Për mua ky nuk është ndonjë problem i madh, por për lojtarët po sepse klubet nuk duan t’i humbin ata për një periudhë kaq të gjatë. Kemi telashe veçmas me lojtarët nga Zvicra, por tani kemi probleme edhe me Werderin për Rashicën. Realisht nuk e di kush do të vijë në Itali dhe kush do të vijë në ndeshjen e dytë kundër Greqisë”, ka deklaruar Challandes në një intervistë për RTK-në, transmeton Futbolli.info.

Tutje zvicerani ka folur edhe për mungesën e Vedat Muriqit dhe rikthimin e Arbër Zenelit. “Është e qartë që Muriqi është shumë i rëndësishëm dhe nuk kemi shumë zgjidhje në atë pozitë por gjithsesi më duhet ta gjej një zgjidhje. Atdhe Nuhiu është pa skuadër, por do të shohim gjendjen e tij.  Arbër Zeneli do të kthehet, por duhet ta shohim gjendjen e tij. Do të bisedojmë edhe me klubin dhe ndoshta në ndeshjen e parë nuk do të luaj. Për mua është e rëndësishme që të kemi të gjithë lojtarët për ndeshjen e tetorit kundër Maqedonisë së Veriut. Benjamin Kololli ka luajtur disa ndeshje si sulmues dhe mund ta përdorim atë ndoshta në vend të Muriqit, por edhe Rashicën”, ka shtuar Challandes.

Trajneri i Dardanëve ka thënë se do të kishte dëshirë që të luante me formacionin më të fortë në të dyja këto ndeshje, pasi sipas tij dëshiron të fitojë, por situata është e tillë.

“Edhe këto ndeshje janë të rëndësisë së madhe. Kjo është Liga C dhe është një hap i madh për Kosovën. Por, e pranoj se këto ndeshje do t’i luajmë duke e pasur një sy gjithnjë në ndeshjen e rëndësishme të tetorit kundër Maqedonisë e Veriut. Mungesa e tifozëve? Tifozët e Kosovës janë shumë të rëndësishëm sepse i japin motiv të madh skuadrës. Por kësaj radhe skuadrës do t’i mungojë përkrahja e tyre në stadium, por duhet t’i përshtatemi rrethanave”, është shprehur Challandes./Futbolli.info/

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments