Xavi ka dhënë një intervistë mjaft interesante në lidhje me vlerësimet e tij të lojtarëve më të mirë të botës. Trajneri i Al Sadd ka folur për Kevin de Bruyne dhe mendon se është mesfushori më i mirë në botë.
“Kevin de Bruyne për mua është në një tjetër nivel. Ai arrin të bëjë diferencën. Është mesfushori më i mirë në botë dhe mos harroni se ka një moshë relativisht të re”.
Guardiola – “Pep është trajneri më i mirë në botë. Ai ka dhënë një shtysë futbollist. Ai është i mirë në atë që transmeton dhe mbetet lider”.
Mbrojtësi më i mirë – “Do të zgjidhja Van Dijkun për lidershipin e tij, fizikun dhe aftësitë teknike që ka”.
Jeta në Katar – “Të vija këtu mund të jetë një nga vendimet më të mira të jetës sime. Dua të përmend sigurinë e lartë, këtu nuk ka krime, ka ligje të forta dhe jeta për familje është fantastike. Njerëzit janë shumë të respektueshëm. Cilësia e jetës është fantastike. Gruaja ime është e lumtur, fëmijët e mi kanë lindur këtu. Stafi im është mirë. Jam i lumtur”, – tha ai.