No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi: Në tetor do të kemi emra të rinj në Kombëtare

Ademi: Në tetor do të kemi emra të rinj në Kombëtare

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë për Klan Kosova ka zbuluar të rejat e fundit te “Dardanët” në prag të ndeshjeve të shtatorit kundër Moldavisë dhe Greqisë, derisa ka zbuluar emrat e tre futbollistëve që do t’i bashkohen Kosovës në ndeshjet e tetorit. “Andi Zeqiri, Bastien Toma dhe Edi Sylisufaj mund të vijnë në tetor te Kosova. Zeqiri është diçka e përfunduar, ai e ka zgjedhur Kosovën”, deklaroi Ademi. “Por, ai e ka mundësinë të luajë për Zvicrën U21, kjo nuk prishë punë, le ta ndihmojë Zvicrën, për shkak të dokumentacionit. Në tetor do ta shihni Zeqirin me fanellën e Kosovën”, tregoi ai.

Tutje numri një i FFK-së është shprehur optimist për dy ndeshjet e radhës dhe atë kryesoren të muajit tetor, përkundër situatës së vështirë. “Duke pasur parasysh atmosferën dhe dëshirën e lojtarëve unë pres rezultate të mira. Ata që do të jenë në formacion do ta japin maksimumin. Secili prej lojtarëve e ndjen jashtëzakonisht shumë fanellën e Kombëtares. Dhashtë Zoti që të mos lëndohet asnjëri prej tyre. Natyrisht ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut e kemi pjesën kryesore për çka besoj e shpresoj se do t’ia dalim të kualifikohemi”, ka thënë Ademi, transmeton Futbolli.info.

Ai ka paralajmëruar reforma në FFK, me prurje të njerëzve që i kërkon koha dhe që kanë kreativitet. “Aty ku shohim se ka çaluar puna do të ketë ndryshime. Është dëshira imja dhe e Komitetit Ekzekutiv që ta Federata të jetë brendi kryesor në Kosovë. Nuk ka vend për t’u ndalur por sigurisht do të kemi edhe kuadro të reja që janë të formuar. Pra, FFK do të bëhet jo vetëm atraktive për njerëzit që punojnë aty por edhe për njerëzit që do të vijnë aty së paku të pinë qoftë edhe një kafe. Pra, kemi projekte të shumta përpara vetes. Kemi filluar edhe punë edhe në rinovimin e objektit të FFK-së, derisa në bashkëpunim me ministrinë do të bëjmë përmirësimin e stadiumeve në secilin qytet”, është shprehur numri një i FFK-së.

Sa i përket Superligës me 10 ekipe Ademi pret që ajo të jetë shumë më atraktive, por edhe kualiteti të rritet, derisa shpreson që kampionati të nisë më 12 shtator, ngase për shkak të Kampionatit Evropian në verën e ardhshme dhe duhet ta përfundojnë atë në kohën e kërkuar nga UEFA. Ademi ka shprehur keqardhje për eliminimin e klubeve tona në garat evropiane për shkak të pandemisë. “Edhe klubet edhe federata jemi të hendikepura për shkak të Covid-19. Kemi pritur se do të bëjmë rezultate shumë të mira sivjet në Evropë dhe të shtojmë edhe një ekip në Konferencë Ligë për edicionin e ardhshëm, por ja që situata me Covid-19 ndryshoi gjithçka.  Gjithsesi, ne si federatë jemi kujdes që të paktën klubet tona të mos jenë të dëmtuara në aspektin financiar dhe kemi kërkuar mirëkuptimin e UEFA-s në këtë drejtim. Pra, ne do t’i përkrahim deri në fund klubet tona, siç i kemi ndihmuar deri tash”, ka përfunduar Ademi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments