Visar Bekaj është prezantuar si futbollist i Tiranës.
“Klubi ka arritur blerjen e kartonit të portierit të suksesshëm të Prishtinës.
Me një karrierë të pasur brenda Vala Superliga Kosovës, si edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, 23 vjeçari është tashmë një element kyç në përbërjen e skuadrës dhe vjen si gardiani i portës bardheblu për tre vitet e ardhshme.
I bindur se do të japë maksimumin e tij për fanellën e re që do të mbajë veshur, Bekaj bëhet pjesë i ekipit më të madh dhe më të titulluar në vend”, njofton Tirana.