No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Rritet koeficienti i skuadrave kosovare në Evropë

Rritet koeficienti i skuadrave kosovare në Evropë

Për herë të parë që prej pranimit në UEFA dhe FIFA, këtë vit tri klube kosovare morën pjesë në garat evropiane.

Drita, Gjilani dhe FC Prishtina ishin klubet që u paraqitën sivjet në Ligën e Kampionëve, respektivisht në atë të Evropës, raporton “Zeri.info”.

Saktësisht, Drita u paraqit në Ligën e Kampionëve, kurse Gjilani dhe FC Prishtina në atë të Evropës, por jo në mënyrën më të mirë të mundshme shkaku i telasheve që ka sjellur pandemia COVID-19.

Drita u përjashtua nga Liga e Kampionëve para ndeshjes me Linfieldin këtë muaj pasi dy futbollistë dolën pozitiv me COVID-19, derisa FC Prishtina nuk u lejua të luante ndaj Lincoln Red Impsit pas shtatë rasteve pozitive me COVID-19.

Gjilani në debutim në garat evropiane, e nisi me fitore ndaj Tre Pennes si mysafir në San Marino, derisa para dy ditësh (e enjte) u eliminua nga APOEL-i në Prishtinë përkundër një paraqitje dinjitoze.

Tashmë, “UEFA Calculator”, faqja e famshme në rrjetin social “Twitter”, ka publikuar koeficientët e klubeve evropiane.

Shihet se Kosova ka regjistruar ngritje të dukshme në këtë aspekt, duke pasur koeficientin 5.1, derisa vitin e kaluar e kishte vetëm 4.1.

Ndryshe, këtë vit, për ta përfaqësuar Kosovën në Evropë, në garë ka mbetur vetëm Drita, që do ta nis rrugëtimin nga rundi i dytë preliminar i Ligës së Evropës më 17 shtator.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments