Shkruan: Florim Canolli
E kuptojme qe jemi ne kohe pandemie. Ndalesa per te mos luajtur me Kosoven per disa lojtare deri diku po mirekuptohet, edhe per faktin se jane dy ndeshjet e para te Liges se Kombeve qe ne kete edicion ka ndryshuar edhe ne format, duke u bere shume me i veshtire. POR, FFK, futbollistet, klubet ku luajne e ndoshta edhe organet shteterore duhet te fillojne urgjentisht pergatitjet per punen e “lejeve” per ndeshjen ndaj Maqedonise se Veriut. Duhet bere gjithcka, edhe te pamunduren, qe trajneri Challandes t’i kete lojtaret me te mire ne dispozicion. Futbollistet duhet t’i njoftojne klubet e tyre qe tani per rendesine e asaj perballje dhe duhet te sigurojne patjeter leje qofte edhe duke u karantinuar pas rikthimit. Duhet ta kemi te qarte, ndeshja ndaj Maqedonise se Veriut eshte me e rendesishmja ne karrieren e deritanishme te secilit lojtare te Kosoves. Dy fitore dhe Kosova eshte ne kampionat evropian, Enderr!! Do te ishte “kriminale” sikur klubet te veprojme ngjashem edhe ne muajin tetor dhe eventualisht te kete mungesa te rendesishme.
Duke shpresuar per permiresim te gjendjes pandemike dhe reflektim te te gjitha paleve deri atehere, tani e pergjithmone FORCA KOSOVA!
(Autori është komentator dhe gazetar i sportit)