Numri një i futbollit kosovar, Agim Ademi, ka marrë vlerësime maksimale në anketën e realizuar nga faqja në facebook “Perfaqesuesja e Kosoves – Dardanetë” që ka mbi 50 mijë ndjekës. Shumica e komentuesve e kanë vlerësuar me notë 10 menaxhimin që Ademi e ka bërë tash e dy vjet në Federatën e Futbollit të Kosovës. Në fakt, që nga zgjedhja e tij FFK ka arritur suksese të njëpasnjëshme, ku përveç rezultateve të Kombëtares Dardane, ka pasur ngritje edhe në futbollin vendor, si dhe përmirësim të dukshëm të infrastrukturës dhe ndërtim të shumë fushave të futbollit, raporton Futbolli.info. Tani fillon cikli i ri me shpresë për vazhdim të sukseseve, pasi në fillim të muajit të ardhshëm Kombëtaren e presin dy ndeshjet kundër Moldavisë dhe Greqisë, derisa për herë parë Superliga do të luhet me 10 skuadra, gjë e cila sigurisht do të ndikojë në rritje edhe më të madhe të cilësisë.