No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Kumbulla i jep lajmin e hidhur Rejës, presidenti i lë pezull të...

Kumbulla i jep lajmin e hidhur Rejës, presidenti i lë pezull të ardhmen

Ka qenë duke dhënë konferencën për shtyp para gazetarëve, kur Edi reja ka marrë lajmin e keq se Marash Kumbulla është dëmtuar dhe nuk mund të vijë në kombëtare për dy kualifikueset e shtatorit, në Ligën e Kombeve, ndaj Bjellorusisë dhe LituanisëTani më njoftuan është dëmtuar Kumbulla. Dje ishte mirë, sot u dëmtua. Çfarë mund të bësh në një situatë të tillë? Edhe Laçi ka probleme. Ndoji kishte dalë pozitiv, teksa ishte duke drekuar”.

Ndërkohë, drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, ka bërë të ditur se bardhekaltrit janë tërhequr nga gara për 20-vjeçarin shqiptar të Verona. Por, mënyrat e merkatos janë të pafundme. Presidenti i Hellas Verona, Maurizio Setti, dha një intervistë për “TuttoMercatoWeb”, ku adresoi çështjen e shitjes së të riut shqiptar.

Ja fjalët e tij: “Ka shumë negociata dhe interesime për Kumbullën, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ta shohësh atë të përfundojë në një klub të shkëlqyeshëm do të ishte një mundësi e madhe për djaloshin, por nëse qëndron me ne, nuk është problem. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe jemi të lumtur ta mbajmë te Verona”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Zemërgjerësia e Neymarit, paguan 142 punëtorë pa punuar

Neymar Junior shkëlqen edhe në luftën kundër Koronavrusit, me pandeminë që po shkatërron planetin dhe po godet fort Brazilin.

Dy gola për katër minuta, mbyllet me spektakël pjesa e parë në sfidën Everton – Tottenham

Pjesa e parë e Everton-Tottenham, ndeshja hapëse e javës së 32-të të Premier Leagues, është mbyllur me rezultatin 1-1.

Presidentja Osmani: Xhudistet tona të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lart e më lart!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë punën e xhudistëve kosovarë në garat ndërkombëtare në veçanti, Distria Krasniqin. Krasniqi, sot fitoi medaljen...

Mundësia e larigimit të Haaland,Dortmund të gatshëm për zëvëndësimin e tij

Ka shumë ankth në shtëpinë e Borussia Dortmund. Erling Braut Haaland, sulmuesi i ri që ka çmendur gjithë Europën, mund të largohet nga klubi verdhezi...

Recent Comments