Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen kundër Anglisë U21, e cila zhvillohet më 4 shtator.
Prishtina ka reaguar për mos-ftesën e mesfushorit Qëndrim Zyba, i cili ishte zbulimi i vitit te bardhekaltrit.
“Nuk ka vend për Qendrim Zybën me 16 paraqitje zyrtare me Prishtinën dhe duke zhvilluar të gjitha ndeshjet kryesore e duke bërë dallimin në finale të Kupës me Ballkanin.
Dhe, nuk është hera e parë kur seleksionuesi, Rafet Prekazi i shmangë futbollistët e Prishtinës.
Opinioni vet le ta gjykoj se a ka pasur vend mesfushori i Prishtinës në këtë listë a po jo!”, ka shkruar Prishtina në faqen zyrtare.