Agjencia e Lajmeve “Presheva Jonë”, si portali më i madh në Luginën e Preshevës, ka traditën e saj të shpalljes cdo vit të personalitetit shqiptarë, i cili me punën apo angazhimin e tij në fusha të ndryshme të jetës kontribuon në ngritjen e moralit kombëtar.

I tillë për vitin 2019/2020 ka qenë z. Agim Ademi,i cili përveq përkushtimit të tij në federatë, ka treguar se ndjenë përgjegjësi për afrimin e gjithë shqiptarëve rreth kombëtares, në mënyrë që të kenë një krenari të përbashkët.
Zakonisht, personalitetin e vitit e shpallim në fund të vitit, por, kësaj herë kemi arsye të madhe të bëjmë një përjashtim, pasi që ditë më parë, z. Ademi u shpall i pafajshëm nga shkalla e dytë e gjyqsorit, pasi që ishte dënuar me burgim efektiv, ani pse të gjithë e kishin të qartë se e gjithë ngjarja ishte një manipulim i llojit të vetë.
Dashakëqinjët, si hijena po i mprehnin dhëmbët që të dënohej z. Ademi, e pastaj t’i suleshin Federatës, por, z. Ademi i pa lëkundur dhe i bindur në pafajsinë e tijë, po e priste i qetë vendimin e gjyqësorit, e në anën tjetër me intenzitet edhe më të madh po merrej me futbollin dhe sportistët.
Asnjë federatë sikur kjo e Kosovës, sikur kjo të cilën e udhëheq z. Ademi nuk i ka qëndruar afër sportistëve gjatë pandemise, të cilëve u ka ndarë secilit vec e vec mjete, u ka ndarë edhe klubeve, e i organizuar bashkë me djemtë e kombtares së Kosovës, ka treguar humanitet në kohën e pandemisë, edhe atë duke e shtrirë humanitetin e tyre edhe në Kosovën Lindore, ku kanë ndarë 50 pako ushqimore për familjet në nevojë.
Duam t’i bëjmë me dije kryetarit Ademi, se tash kur pritet të fillojnë ndeshjet për kombëtaren e Kosovës, e gjithë Lugina e ndjek me vëmendje dhe pa frymë cdo ndeshje, duke e porositur që të vazhdojnë me të njejtin ritëm e të mos ndalen duke na bërë krenarë, Agimi bashkë me bashkëpuntorët e tij./PreshevaJonë/