Inter ishte afër mbylljes së blerjes së Sandro Tonali për disa kohë dhe sipas shumëkush kjo duhet të ishte java e nënshkrimit, por në realitet ka shenja të një negocimi të bllokuar, pavarësisht nga fakti se marrëveshja është vendosur tashmë në bazë të një huazimi prej 3 milion eurosh me detyrimin e blerjes 30 milion. Milan përpiqet të përfitojë nga kjo situatë e pasigurisë dhe dëshiron të rrëmbejë talentin e ri të Brescias.
Calciomercato Milan – Assalto a Tonali: Rebic vuole restare e Ibra… – Pianeta Milan
Sipas “Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport”, oferta kuqezi ka shkuar në 10 mln euro huazim dhe 25 të tjera me mundësi blerje, duke shtuar 3 mln bonus dhe 15% të vlerës së kartonit te Cellino (presidenti i Brescias) në rast rishitje. Futbollisti ka dhënë pëlqimin e tij, i bindur se te projekti taktik i Piolit do të kishte më shumë hapësirë se te Interi i Contes, ku ka më shumë mesfushorë dhe pritet t’i shtohet baterisë edhe Vidal nga Barcelona.
Palët janë duke biseduar dhe derbi ndizet edhe më shumë!